Ministria e Bujqësisë në Shqipëri njofton se sot ka mbërritur vaksina parandaluese për dermatozën nodulare. Në një njoftim për mediat, ministria deklaron se janë 25 mije doza vaksine nga fondi emergjencës së BE-së.

Strategjia e vaksinimit në të gjithë vendin është e dakortësuar plotësisht me strukturat e Bashkimit Europian, thuhet më tej në njoftim.

Ministria sqaron se fillimisht do të vaksinohen fermat mbi 20 krerë, klinikisht të pastra.