“Luftës” mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit për Prishtinën sot i vjen fundi pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do ta bëjë numërimin e votave me kusht, pas balotazhit që u mbajt të dielën e kaluar në 19 komuna të Kosovës,
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, të publikuara nga KQZ-ja, Shpend Ahmeti është për 237 vota në epërsi ndaj kandidatit të LDK-së Arban Abrashit, por shpresat e këtij të fundit janë se gjatë numërimit të 1824 votave me kusht do të përmbyset rezultati.
Në anën tjetër, zyrtarë të lëvizjes “Vetëvendosje” janë të bindur se numërimi i votave me kusht si në Prishtinë, ashtu edhe në Prizren, vetëm sa do t’i konfirmojë fitoret e kandidatëve të tyre në këto dy komun.






































