Diplomacia amerikane heq dorë nga gjuha e drunjtë, nga OSBE-ja thotë se është në pritje të arrestimit të Tahirit

25.11.2017 09:32:02

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt në një takim në Vjenë paraqiti raportin për vendin tonë, por përveç një vlerësimi për punën e kryer mori si përgjigje një shuplakë nga Përfaqësuesi i SHBA-ve në OSBE, Harry Kamian.

Diplomati i lartë amerikan në një letër zyrtare që i dërgon Borchardt, thekson se korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat kryesore për prosperitetin e Shqipërisë dhe po ashtu i kujton se  ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria si i implikuar në mbështetje të trafikantëve të drogës.

“Ambasador, si ju, ne e pranojmë se mbetet shumë punë për t’u bërë. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri.  Në njërin nga rastet, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”, shkruhet ndër të tjera në letrën drejtuar Borchardt.

Lidhja që Kamian i bën kritereve që Shqipëria duhet të përmbushë për të vazhduar përpara në rrugën drejt BE-së me skandalin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimi Tahiri, tregon se SHBA-të janë duke e monitoruar me vëmendje të gjithë procesin hetimor, nga ku presin arrestimin e “peshqëve” të mëdhenj.

Përgjigjia e zyrtari amerikan tregon se asistenca e ndërkombëtarëve në procese dhe reforma të rëndësishme në vend duhet shpërblyer dhe “dhurata” më e madhe dhe e vlefshme do të ishte serioziteti i luftës kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, që ka për momentin protagonist Saimir Tahirin, të akzuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Ndër të tjera përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë theksoi edhe çështjen voluminoze për hetimin e ndikimit të qeverisë në zgjedhje nëpërmjet punësimeve në administratë.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të ppërkrahësve partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”, tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE. Zyrtari amerikan theksoi se “duke iu referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit” për Shhqipërinë e Edi Ramës, që tashmë ndërkombëtarët e shohin qartë si një vatër që prodhon probleme të mëdha e që nuk është ende gati për të ecur në të njëjtin hap me shtetet e tjera aspirante për tu bërë pjesë e BE-së.