Abrashi: E kam përkrahjen e AAK-së për balotazhin e 19 nëntorit

08.11.2017 22:58:43

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka konfirmuar marrëveshjen me AAK-në.

Ai ka thënë se e ka përkrahjen e AAK-së në balotazhin e 19 nëntorit.

“Ne synojmë të ndërtojmë koalicione me qytetarin. Çka mund të them sot që e kam përkrahjen e AAK-së”, ka thënë Abrashi në Klan Kosova.

Ndërsa deputetja, Vjosa Osmani ka thënë se LDK asnjëherë nuk ka deklaruar se s’do të bëjë koalicion me AAK-në.

Abrashi ka shtuar se me AAK-në ka biseduar për programet dhe parimet.