Abrashi pas takimit: Ka presion nga BE-ja që brenda këtij muaj të ratifikohet demarkacioni

25.10.2016 16:33:41

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha pas takimit të liderëve partiakë kosovarë për të gjetur zgjidhje lidhur me demarkacionin, tha se BE insiston të ratifikohet kjo marrëveshje.

Abrashi tha se demarkacioni duhet të ratifikohet gjatë këtij muaji, pasi dje ka pas dakordime për rishqyrtim të demarkacionit, raporton lajmi.net.

“Pas dakordimit të djeshëm kanë shtuar fjalë të reja ne tekst duke kërkuar rishqyrtim të demarkacionit, ndërsa parparkisht janë pajtuar shqyrtim ne parim”, është shprehur ai.

“Ka presion nga BE që të ratifikohet demarkacioni brenda këtij muaji në mënyrë që të merret vendimi për vizat”, tha ai.