Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

15.10.2017 12:10:20
Në mëngjesin e së shtunës në një objekt në Prizren është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

“Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.