Abrashi u bashkohet simpatizantëve: Do ta kthejmë qeverisjen e LDK-së në Prishtinë

23.10.2017 00:36:29
 Arban Abrashi nga LDK është në balotazh me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes për Prishtinë.

Abrashi dhe bashkëpartiakët e tij u janë bashkuar simpatizantëve që kanë dalë për të festuar, siç kanë thënë ata, rritjen e LDK-së në këtë komunë dhe në nivel vendi, raporton lajmi.net.

Me brohoritma dhe simbole të kësaj partie Abrashi u tha simpatizantëve të tij se shumë shpejt do të jetë kryetar i Prishtinës.

Ai tha, se plani i tij për Prishtinë gjeti mbështetje dhe se do ta kthejnë qeverisjen e LDK-së.

22782202_727215284136787_1192967521_n22711192_727215277470121_856136126_n22811561_727214237470225_1660228162_n22751891_727214217470227_1570606687_n22752241_727213824136933_2025145135_n22790812_727213827470266_1353341643_o22789978_727213834136932_298754367_o22773294_727213854136930_2084055379_n