“Kërkesat e qytetarëve nuk janë të mëdha, pasi kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, parqeve, me qentë endacakë, me sistemet e kanalizimit. Ne kemi plane konkrete për këto probleme, ndërsa mendojmë ta zgjerojmë edhe ngrohjen qendrore për këtë pjesë, pastaj të shikojmë zgjidhjen e çështjet e ashensorëve“, ka thënë Abrashi.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se infrastruktura në “Velani” ka degraduar.
Ndriçimi publik po ashtu ka qenë brengë e qytetarëve, për të cilën Abrashi ka premtuar zgjidhje. Ai ka shtuar se do të ndërtohen edhe parkingje nëntokësore, pasi një gjë e tillë e lehtëson edhe relievin e kësaj pjese të kryeqytetit.
Ndërsa, kandidati i LDK-së për asamblist, Naser Gashi ka kërkuar votën e qytetarëve për këtë subjekt, duke u zotuar në realizimin e premtimeve