Lulzim Basha: Rama, pengesa e vetme për zgjedhje të lira

04.04.2017 11:29:31

“46 ditë më parë Shqipëria ishte një vend i shpresës së vrarë. Një vend ku askush nuk kishte më fuqinë, kurajon dhe energjinë për të thurur ëndrra për të nesërmen. Kjo, sepse republika e vjetër është shndërruar në një bankë të korruptuar të larjes së parave të zyrtarëve të korruptuar dhe zyrtarëve me pushtet.

Qëllimi i republikës së vjetër nuk është mirëqenia dhe punësimi i qytetarëve, por ka qenë pasurimi i elitës së korruptuar politike, e cila qëndron në pushtet për të vjedhur paratë e buxhetit përmes tenderëve korruptivë”, deklaroi Basha.