Sulmohet Ramiz Lladrovci

10.10.2017 14:10:31

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është sulmuar mbrëmë në fshatin Terstenik të kësaj komune.

Insajderi ka mësuar se Lladrovcit i është thyer vetura me gurë gjatë fushatës për zgjedhje lokale.

Lladrovci e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Me rastin po merret drejtoria e krimeve të rënda.

“Mbrëmë rreth orës 22 Lladrovci e ka raportuar rastin në Polici në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmi dyshon se është kryer nga Naim Bazaj dhe përkrahës të tij”, ka thënë një burim për Insajderin.

Insajderi ka provuar të marrë informata nga Policia por asnjëri prej zëdhënësve është nuk është përgjigjur në telefon.