Vetëvendosje me fushatën më të shtrenjtë elektorale

10.10.2017 14:15:16

Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë shpenzime marramendëse për fushatën elektorale. Edhe pse marrin më së shumti fonde nga KQZ-ja, ato para me sa duket nuk po i mjaftojnë në këtë fushatë, pasi janë duke kërkuar intensivisht mjete financiare prej qytetarëve.

Përmes google adds, kandidatët e Vetëvendosjes po shfaqen madje edhe në media botërore.

Krahasuar me subjektet e tjera politike, Vetëvendosje e ka edhe skenografinë më të shtrenjtën, derisa shumica e kandidatëve të saj çdo postim në rrjete sociale e kanë të sponsoruar.

Më herët, Vetëvendosja ishte akuzuar nga përfaqësues të PDK-së se në mënyrë të organizuar po bën shpëlarje të parave, duke u dhënë para të tregut të zi aktivistëve dhe familjarëve të tyre deri në 1 mijë euro dhe duke i obliguar ata që t’i deponojnë në xhirollogari të Vetëvendosjes.

Kjo gjë konfirmohet edhe nëse shihen donatorët e deklaruar të Vetëvendosjes, të cilët në masë të madhe janë aktivistë të padeklaruar se punojnë diku, ata apo familjarët e tyre.

Një fushatë e tillë e Vetëvendosjes kushton qindra-mijëra euro.