Zemaj: Nuk mbeti akush nga Vetëvendosje që s’u fotografua me veturën Audi Q7

10.10.2017 14:19:17

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ka ndonjë anëtar apo lider i Vetëvendosjes i cili nuk është fotografuar me veturën Audi Q7, e cila dikur përdorej nga Isa Mustfa sa ishte kryetar i komunës së Prishtinës.

Këto deklarime Zemaj i dha në Magazina Lokale derisa po komentonte shitjen e veturës e cila ishte vendosur në ankand.

Ndonëse ajo veturë ishte shitur me vlerë prej 22 mijë e 500 euro, ende debatohet duke u drejtuar kritika ndaj LDK-së për shfrytëzim të panevojshëm të kësaj veture.

”Nuk ka anëtarë të liderit të Vetëvendosjes që ska shku e të fotografohet me atë veturë. Asnjë shkollë nuk është ndërtur në Prishtinë që nga qeverisja e Vetëvendosjes”.

”Në vend të pemëve që kanë vendos kunja. Këta kanë mund me ban edhe fontanë dëshirash. Duhet ta shqyrtojmë Ligjin për Prishtinën”, ka përfunduar Zemaj, transmeton Klan Kosova.