Fillon kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale në Francë

27.11.2016 23:07:23

Francois Fillon do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze, pasi që ka fituar balotazhin e mbajtur të dielën me gati 70 për qind të votave.

Fillon tha se tani është i nevojshëm ndërtimi i një shoqërie më të drejt.

Ai do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet franceze presidenciale të vitit të ardhshëm, pasi rivali i tij Alain Juppe ka pranuar humbjen.

Fillon ka të ngjarë të përballet me kandidaten socialiste Marine Le Pen, në zgjedhjet e ardhshme të prillit.