Rrotullimi i makinës e hedh fëmijën larg, gjendet e gjallë dhjetë metra thellë në kanal (Foto)

27.11.2016 22:56:09

Në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, një vajzë e vogël është gjetur e gjallë, dhjetë metra larg nga vendi ku familja është rrotulluar me veturë pasi është përplasur me kamion.

Vogëlushja tetëmuajshe kishte përfunduar në një kanal për mbledhjen e ujit atmosferik, pa pësuar ndonjë lëndim të madh, por vetëm disa gërvishtje, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, familjarët e saj kanë menduar se ajo është zhdukur, sepse nuk e shihnin askund, si dhe nuk e dëgjonin pasi ajo nuk qante.

“Duket të ketë qene ndonjë shpëtim hyjnor, sepse ajo kishte rënë poshtë kanalit të thellë afro një metër dhe qëndronte aty e hutuar”, ka thënë një njeri, që ka ndihmuar në nxjerrjen e saj. “Kanali ishte i mbuluar me sanë dhe ngjarja ndodhi gjatë natës, por fatmirësisht dikush e ka parë rastësisht vogëlushen.”

Mësohet se vetura është rrotulluar, pasi në shiritin ku po lëvizte ka hyrë një kamion, ndërsa të katër personat e rritur që ndodheshin brenda, kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

rrotullimi-i-makines-e-hodhi-dhjete-metra-larg-femija-u-gjet-e-gjalle-ne-kanal-foto-2