Rexhep Selimi: Demarkacioni të dërgohet edhe në Komisionin për Punë të Brendshme

07.08.2016 17:47:38

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, qeveria do ta dërgojë vetëm në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme e jo edhe në atë për Siguri, Punë të Brendshme dhe mbikëqyrjen e sigurisë, ku ky i fundit është pjesë e këtij komisioni.

Këto deklarata Selimi i ka bërë përmes një statusi në Facebook duke thënë se kufiri nuk është vetëm çështje e jashtme por edhe e brendshme.

Lexoni postimin e plotë:

Siç duket, marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Qeveria do ta dërgojë vetëm në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme e jo edhe në Komisionin për Siguri, Punë të Brendshme dhe mbikqyrjen e FSK-së. Marrëveshja për demarkacionin do të duhej të vinte edhe në Komisionin për Punë të Brendshme.

Më 26 gusht 2015, ne Vjenë, demarkacionin nuk e kanë nënshkruar vetëm ministrat e jashtëm, asokohe Hashim Thaçi e Igor Llukshiq, por edhe ata të brendshem, Skënder Hyseni e Rashko Konjeviq. Kufiri nuk është vetçm çështje e jashtme. Kufiri është çështje edhe e jashtme edhe e brendshme. Pikëpamja se kufiri është vetëm çështje e jashtme ta sjell sprapsjen në brendi të territorit!

Prandaj, kjo marrëveshje duhet të vijë edhe në Komisionin për Siguri, komision i cili e ka proceduar dhe e ka nën mbikqyrje edhe Ligjin për Kufirin shtetror, e ka nën mbikqyrje menagjimin e kufijve shtetror të Kosovës dhe poashtu edhe njësitë e Policisë Kufitare të PK-së.

Gjithëashtu Komisioni për Siguri e mbikqyr edhe vetë ministrin i cili është njëri ndër nënshkruesit e asaj marrëveshje.