Dega e LDK-së në Zvicër nderon pas vdekjes ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi

07.08.2016 17:52:07

Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, z. Haki Latifi nëpërmjet një postimi të tij në facebook, ka njoftuar se kjo degë, me rastin e 26 vjetorit të themelimit ka nderuar me mirënjohje, minstrin e Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi.

Kjo mirënjohje, iu dorëzua bashkëpunëtorit të kolonel Ahmet Krasniqit, Miftar Ziba, në prani të kuvendarit Anton Quni, kryetarit të komunës Therandës etj.

Me këtë rast, u zhvillua një bashkëbisedim gjatë të cilit u fol për luftën, për sakrificën dhe për obligimin që kemi për të kujtuar veprën e tyre të rëndësishme për çlirimin e vendit.

AhmetKrasniqi-2Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e kryetarit të degës së LDK-së në Zvicër, z. Haki Latifi:

“Në kuadër të 26 vjetorit të Degës së LDK-së në Zvicër, Kryesia e kësaj Dege ka ndarë mirënjohje (pas vdekjës) për ish Ministrin e Mbrojtjës të FARK-ut Kolonel Ahmet Krasniqin! Kemi obligim moral, njerëzor dhe atdhetar që t´i përkujtojmë dhe t´u jemi mirënjohës veprës së tyre, por edhe të bëjm çmos që organet e drejtësisisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, sa më parë t’ ndriqoj vrasjet enigmatike të atdhetarëve shqiptar dhe kriminelët ta marrin denimin e merituar. Më këtë, shfrytëzoj rastin të falenderoj bashkëpunëtorët dhe ushtarakët e kolonel Ahmet Krasniqit; ushtarakët Miftar Ziba, Anton Quni, Kryetari i KK të Therandës z. Sali Asllanaj për rezervimin e kohës dhe pritjën e përzemërt. Sa herë që tubohemi, takohemi mendja më thotë dhe zemra e ndien se jemi duke e kryer një lloj obligimi që kemi për ta sepse ata mundësuan dhe janë më meritorët për atë se çka kemi mbërrijtur deri më sot dhe këtë liri që tani e gëzojmë është rezultat i sakrificës sublime të këtyre dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë. Ne kemi një obligim moral, njerëzor dhe atdhetar që sa herë që është e mundur t´i përkujtojmë dhe të jemi mirënjohës veprës së tyre edhe pse ata nuk janë fizikisht në mesin tonë në gjithmonë do t´i kemi në mendje, zemër dhe vepra e tyre i bën që t´i nderojmë, kujtojmë dhe të pavdekshëm, jo ata nuk kanë vdekur por vetëm kanë ndërruar jetë. Në këtë rast kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi i dorëzoj Mirënjohjen ushtarakut të karierës dhe bashkëluftetarit të ish Ministrit të Mbrojtjës z. Miftar Ziba . Duke folur për figurën e kolonel Ahmet Krasniqit z. Miftar Ziba, “Koloneli Ahmet Krasniqi, si njëri ishte me aftësi të larta ushtarake dhe që kishte doktrinën ushtarake të NATO-s. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte strateg, urtar dhe i përpiktë në vendimet e marra, s’ka fjalë që ta përshkruan ish-komandantin e tij, për respektimin e hierarkisë institucionale dhe zbatimin e vendimeve të marra nga këto institucione”. Njëjtë është shprehur edhe Deputeti- Komandant Anton Quni, “Ish Ministri i Mrojtjës kolonel Ahmet Krasniqi kishte përgatitjen psiko-fizike, profesionale, të përmasave të një oficeri të çmuar, që kishte çdo herë para vetës, doktrinën ushtarake të NATO-s, ishte i afërt me koleg e me ushtar, por kishte vendosmërinë e një komandanti, në momentet e vendimmarrjes”. Ndërsa kryetari i Therandës z. Sali Asllanaj i cili gjatë luftës ishte pjesmarrës aktiv në Brigadën 123 të UÇK-së “falenderoj Degën e LDK-së dhe z. Latifi për kontributin e kësaj Dege si dhe nderimin që po i bëni figurave kombëtare”. Z. Haki Latifi duke i falenderuar të pranishmit për mikpritjën ndër të tjera theksoj se: “Kemi obligim moral, njerëzor dhe atdhetar që t´i përkujtojmë dhe t´u jemi mirënjohës veprës së tyre, por edhe të bëjm çmos që organet e drejtësisisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, sa më parë t’ ndriqoj vrasjet enigmatike të atdhetarëve shqiptar dhe kriminelët ta marrin denimin e merituar.”. Lavdi jetës dhe veprës së ish Ministrit të Mbrojtjës Kolonelit të FARK-ut, Ahmet Krasniqin! Qofshin të përjetshëm kujtimet në mendjet dhe zemrat tona! “.

Lavdi jetës dhe veprës së ish Ministrit të Mbrojtjës Kolonel së FARK-ut Ahmet Krasniqin!
Qofshin të përjetshëm kujtimet në mendjet dhe zemrat tona!”

13906895_10206545592349497_3056391205749494449_n 13934635_10206545592309496_2479312385107024860_n