Bllokohet Rruga e Kombit: Nuk kalohet as me zinxhirë

05.01.2017 16:44:34

Eshtë përkeqësuar situata në Rrugën e Kombit, e cila momentalisht është e pakalueshme. Reshjet e borës janë me intesitet të lartë dhe pa ndalim gjatë gjithë ditës.

Kemi raportuar gjatë gjithë ditës për vështirësi në lëvizje, përmes fotove dhe videove nga qytetarët, por tashmë mësohet se autostrada është krejtësisht e bllokuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë udhëtimin në Rrugën e Kombit, pasi nuk kalohet as me zinxhirë.

Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH njofton se në këtë aks rrugor ka reshje të dendura dëbore dhe qarkullimi është i pamundur. Sipas ARRSH-së pjesa më e vështirë është sidomos pas tunelit të Thirrës, pra zona e Kukësit. Po punohet nga kontraktori për ta zhbllokuar thotë ASHR-ja.

15895015_1327161580677779_6011164947134215677_n