Abrashi zyrtarisht kandidat për Prishtinën

25.08.2017 12:14:06

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashin, raporton “Zeri.info”.

Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka thënë se Abrashi si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale është treguar shumë aktiv në zgjidhjen e disa probleme që nuk janë zgjidhur me vite.

Mustafa ka përmendur punësimin, rritjen e pensioneve, pensionet kontributdhënëse e çështjen e veteranëve. Tutje, ka thënë se Abrashi në fillim të mandatit të tij do të përballet me probleme si kryetar i Prishtinës pasi siç ka thënë ai në këto 4 vite nuk është punuar por është bërë vetëm zhurmë
Sipas Mustafës, qeverisja aktuale ka kryer vetëm punët që ai i ka kontraktuar siç ka qenë ajo më Termokosin.