Abrashi:Qeveria e ka kryer punën e Demarkacionit, tani është radha e Kuvendit

05.08.2016 13:49:25

Pas përfundimit të mbledhjes surprizë të Kryetarëve të Partive të Kosovës dhe Ambasadorëve të Quintit ka folur edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi duke hequr përgjegjësinë e qeverisë dhe ka paralajmëruar një takim të ngjashëm gjatë javës së ardhshme.

Abrashi tha që ky takim ishte paralajmëruar më herët dhe hoqi peshën e qeverisë për Demarkacionin duke deklaruar “Tashmë qeveria e ka kry punën e vet duke e dërguar në kuvend Demarkacionin, e tash ju mbetet atyre që ta kryejnë punën e vet”.