Kurti dhe Haxhiu kundërshtojnë deklaratën e shefave të grupeve parlamentare për sulmin ndaj Kuvendit

05.08.2016 13:15:17

Pas leximit të draftit të përbashkët të shefave të Grupeve Parlamentare nga deputetja Blerta Deliu-Kodra, është deputetja Albulena Haxhiu e cila ka reaguar drejtuar këtij drafti duke thënë se është informuar se kjo deklaratë është përgaditur me të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare, por nuk është ashtu.

“U tha se kjo deklaratë është përgatitur me të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare por neve nuk na ka ftuar askush. E udhës është që të gjithë të mblidhemi bashkë dhe ta bëjmë një draft ne nuk e mbështesim pikën e tretë të kësaj deklarate. Dhe duhet ditur që VV e ka dënuar fuqishëm këtë sulm kriminal”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu deputeti Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje që ka theksuar se lëvizja tashmë ka dënuar sulmin ndërsa nuk janë dakord me paragrafin e tretë të draftit në të cilin sipas tyre aludohet në veprimet aktive të opozitës gjatë vitit të fundit.

“Nuk pajtohemi me paragrafin e tretë që bëri aludim të veprimeve aktive të opozitës gjatë vitit të fundit dhe nëse hiqet paragrafi i tretë dhe në vend të fjalisë ne përfaqësuesit e popullit të thuhet ne deputetë sepse këtu ka edhe përfaqësues të korrupsionit”, ka thënë Kurti.

Pra Kurti ka vazhduar të kërkojë pas deputetes Haxhiu që në vend të “Përfaqësues të populli të thuhet deputetë”