Acari në Kosovë e rajon vazhdon edhe javën tjetër, deri minus 19 gradë (Temperaturat)

07.01.2017 16:50:22

Kosova do të jetë e mbëthyer nga dimri i agër edhe javën që vjen.

Temperaturat deri në minus 19 gradë celsius do të vazhdojnë edhe një kohë, saktësisht edhe javën e ardhshme do të mbretërojnë temperatura shumë të ulëta. Këto temperatura e presin pak a shumë edhe rajonin. Përndryshe këto ditë tërë kontinenti është përfshirë nga një mot i keq me të reshura bore, stuhi dhe acar.