‘Ad-hoc’ trupi nuk ka arritur marrëveshje për anëtarin e pestë!

31.08.2016 13:17:34

Në lidhje me përzgjedhjen e anëtarit të pestë për ‘ad-hoc’ trupin, në takimin e sotshëm nuk është arritur marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas tërheqjes së djeshme të kandidatit të propozuar nga OBRM-PDUKM, Daut Dauti, sot anëtarët e trupit për monitorimin e mediave nuk arritën konsensus për kandidatin e mbetur Sefer Tahiri, i cili ishte emëruar nga LSDM.

Propozime për kandidatë të rinj sot nuk pati.

Në këtë pikë, pritet që në takimin e liderëve të planifikuar që të diskutojë këtë çështje.