Ademi: Nuk i mashtrova zyrtarët komunalë, paratë i huazova

07.01.2018 21:26:42
Një i arrestuar nga policia ditë më parë për dyshimin se ka mashtruar zyrtarët komunal në Gjilan, ka rrëfyer sot versionin e tij. Ai thotë se huazoi para, e nuk mashtroi.

Sherif Ademi ka një version tjetër të ngjarjes nga drejtori i arsimit Bardhyl Syla dhe zyrtari i këtij dikasteri, Njazi Shabani.

‘Nuk kam thënë unë që jam najfar drejtori as nuk kam lyp harraq a çka po thojnë këta’, tha ai për Klan Kosovën duke pretenduar se të dy zyrtarëve u ka marrë 480 euro huazim.

Ademi i cili po qëndron në arrest shtëpiak thotë se paratë ka pasë ndërmend t’ua kthejë. Ai po ashtu thotë se do të angazhohej për tu siguruar inventarin pasi ka jetuar në Gjermani dhe ka lidhje me gjermanë.

Sipas tij ai hulumton në Gjermani ku ka inventar shkollor që del jashtë përdorimit dhe e sjellë në Kosovë.

Njëjtë kishte vepruar ende me shkollën e fshatit të tij.

Policia e arrestoi të enjten në Gjilan të dyshuarin Sherif Ademi për “mashtrim”.