Aeroplanët e së ardhmes (Foto)

31.07.2016 14:26:25

Të gjithë pasagjerët e aeroplanëve ëndërrojnë të kenë ulësen e tyre me pak më shumë hapësirë për të shtrirë këmbët.  Për fat të mirë, dizajnuesit e aeroplanëve për momentin janë duke punuar për të krijuar më shumë rehati për çdo lloj fluturimi, sidomos për fluturimet e distancave të gjata.

Ne kemi grumbulluar disa nga inovacionet të cilat së shpejti mund të shfaqen në fluturimin tuaj të radhës. Disa prej tyre janë thjeshtë gjeniale!

Një sistem personal argëtimi

4028805-waterfront031815-160-copy-footer-added-exlarge-169-1469380510-650-409a193562-1469815813

Për ti bërë shpalljet nëpërmjet rrjeteve si Facebook për momentin është kulmi i të arriturave teknologjike për linjat ajrore. Por ata që i vëzhgojnë të arriturat më të fundit në zhvillimet teknologjike ajrore, na kanë prezantuar me qendra argëtimi individuale brenda mjetit fluturues.

Një sistem për ndihmë gjatë fluturimit

4028855-digital-sky-exlarge-169-1469380582-650-abbb0ef979-1469815813

Kompania holandeze “Airfi” pajis aeroplanët e lirë me një sistem special wireless i cili i ngarkon informacionet e pasagjerit direkt në mjetin (celularin ose PC) tuaj. Ky sistem të mundëson që gjatë fluturimit të lexosh revista, të shohësh filma, të porositësh ushqim, dhe të bësh blerje online.

Kabina individuale për të fjetur

4028755-airlairbbc2-exlarge-169-1469380768-650-5ca0e320a0-1469815813Një risi nja kompania “Air Lair” mund të jetë qershia mbi tortë kur flitet për teknologjinë ajrore. Kompania planifikon të na prezantojë me kabinat personale të gjumit. Pasagjerët do kenë mundësinë të relaksohen në këto kabina me dritën e tyre, burimin e zërit dhe rregullator automatik të temperaturës. Këta shtretër special janë dizajnuar të mundësojnë fluturime sa më të rehatshme për pasagjerët, por kanë një kosto të konsiderueshme dhe do jenë të mundëshme vetëm për disa kompani të caktuara.

Nuk do zgjasë shumë deri sa këto inovacione të jenë të pranishme për ne. /fokusi.org