Aeroplani i rrëzuar në Maqedoni destinacion e kishte Prishtinën

06.09.2016 22:29:30

Në aeroplanin e rrëzuar në Maqedoni mësohet se  viktima janë dy shtetas të Kosovës dhe katër shtetas italianë.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka thënë se aeroplani destinacion të fundit kishte Prishtinën.

“Po është e vërtetë që destinacioni i fundit ka qenë Prishtina. Do të thotë që fluturimi ka qenë i planifikuar Shkup-Prishtinë. Përderisa aksidenti ka ndodhur në shtetin e Maqedonisë detajet më të hollësishme mund të merren vetëm nga autoritetet maqedone”, ka thënë Gara.