Afera “Pronto”/A po ua ngulin shokëve dhe njëri-tjetrit Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi?

07.04.2018 12:16:25

Nga Rexhep Kastrati

Dje u bë publike informacioni sipas të cilit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur padi ndaj disa personave të përmendur në aferën “Pronto”, që ishte bërë publike më herët, dhe disa nga ata që përmenden në këtë informacion, janë shprehur të befasuar nga ky informacion.

Afera “Pronto”, fillimisht ishte bërë publike më 2012, e pastaj ishte zgjeruar më 2016, kur ishin dhënë disa seri të përgjimeve telefonike të “të fortëve” të PDK-së.

Është për të theksuar se është shumë e vërtetë se përgjimi telefonik ishte një shkelje e rëndë ligjore dhe e të drejtave të nejriut, por rasti i përgjimeve të “të fortëve” të PDK-së mund të mos jetë rasti i vetëm i përgjimeve, por me gjasë, prëgjimet e paautorizuara nga gjykata.

Është për të theksuar se gazeta online “Insajderi” kishte mbi një mijë biseda të përgjuara, të nxjerra me vendim të gjykatës, e që i ka bërë publike vetëm pak kohë pas fillimit të funksionimit të saj në internet

Kur kishte filluar publikimi i bisedave të përgjuara, pata shtruar dyshimet se mbrapa “Insajderit” qëndron Kadri Veseli, i cili mund të ketë siguruar përgjimet dhe vendimin e gjykatës për t’i nxjerrë ato.

Tashmë kur kanë ndodhur disa zhvillime edhe brenda PDK-së, ku është vërejtur se Kadri Veseli po kryen pastrime të “të fortëve” në të, është bërë më e besueshme se këto përgjime dhe vendimin e gjykatës për t’i nxjerrë ato, mund të qëndrojë ai.

Kur them këtë, kam parasysh largimin e sami Lushtakut në Skënderaj, ku i ishte vënë përballë një punjoll i familjes Jashari, kam parasysh faktin se edhe në listën e kandidatëve për kuvendarë të PDK-së, ishin fshirë shumë “të fortë”, por kam parasysh edhe rastin e degës së PDK-së në Prizren.

Për opinionin, janë më pak të njohura zhvillimet brenda në PDK në Prizren, ku edhe më parë ishin fshirë “të fortët” e degës, por për të mos trazuar gjendjen e pushtetit të inkriminuar në këtë komunë, u bartën në ministri të ndryshme. Më shumë dolën në sipërfaqe në kontekst të zgjedhjeve lokale, kur në Prizren, ishte caktuar kandidat për kryetar të komunës, Shaqir Totaj, një ekonomist në krye të ATK-së në Prizren.

Sipas informacioneve që qarkullonin, dega e PDK-së në Prizren nuk kishte mirëpritur caktimin e Shaqir Totajt, i cili vite më parë kishte afërsi me LDK-në,  e kurse pak kohë para zgjedhjeve lokale, qarkullonin informacione se ishte në negociata me VV-në.

Caktimi i Shaqir Totajt, që me gjasë është bërë drejtëpërdrejt nga Kadri Veseli, kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe në degë, dhe mund të jetë kjo arsyeja se përse nuk arriti të fitonte në Prizren.

Por, ajo që pritet të ndodhë, ka të bëjë me mundësinë që në zgjedhjet e bredshme, Kadri Veseli të fshijë komplet “të fortët” në degën e PDK-së në Prizren, dhe të instalojë Shaqir Totajn dhe një grup që kanë qenë afër tij edhe gjatë zgjedhjeve lokale.

Në këtë kontekst, publikimi i përgjimeve, vendimi i gjyktës për të lejuar “Insajderin” që të nxjerrë këto përgjime, mund të jetë bërë me ndërhyrjen e Kadri Veselit, me ngritjen e padisë kundër disa personave të përfshirë në aferën “Pronto”është bërë shumë i besueshëm. Aq më tepër, kur këto padi janë bërë pikërisht në kontekstin aktual socio-politik, që është një kontekst të kohës kur Kadri Veseli kishte paralajmëruar se do t’i nginte SHIK, dhe në kontekst të një fushate të vërtetë, apo të stisur kundër Hashim Thaçit nga medie dhe portale të afërta me PDK-në, me Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin.

Megjithatë, ky rast, pra rasti i padive për disa persona të përfshirë në aferën “Pronto”, e që janë njerëz të afërt të Hashim Thaçit, a është luftë ndërmjet Kadri Veselit dhe këtij të fundit, apo është një angazhim i përbashkët i tyre kundër shokëve për të shpëtuar lëkurën e tyre?