Afganistan, sulm i armatosur në selinë e televizionit shtetëror

17.05.2017 10:37:06

Një grup njerëzish të armatosur, kanë hyrë në selinë e televizionit publik afgan në qytetin e Xhalalabadit. Agresorët, mes të cilëve edhe kamikazë që mbanin të lidhur rripa me eksplozivë, kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Zëdhënësi i guvernatorit lokal, ka thënë se është sulmuar edhe ndërtesa e qeverisë provinciale dhe një stacioni i policisë.

Sipas mediave lokale, të shtënat me armë zjarri vazhdojnë mes forcave të rendit dhe grupit të rebelëve edhe në zona të tjera të qytet