Afrikë e Jugut, nxirren nga një varrezë masive 14 trupa, të vrarë në vitet e 60-ta

08.03.2018 15:31:52
Në qytetin Pretoria të Afrikës së Jugut nga një varrezë masive që ka mbetur nga koha e aparteidit (sistemit diskriminues racor) janë nxjerrë 14 kufoma të cilat më pas u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Në deklaratën e publikuar nga Kongresi Pan-Afrikan (PAC), bëhet e ditur se disa ushtarë të krahut ushtarak të PAC-ut, janë ekzekutuar me varje dhe më pas janë varrosur në një varr të përbashkët në vitet 1960 nën akuzën se gjatë luftës së tyre kundër regjimit të aparteidit kanë vrarë njerëz të bardhë.

Në deklaratën e Narius Moloto, Sekretarit të Përgjithshëm të PAC-ut thuhet se: “Falë gjakut të derdhur të këtyre heronjve para gjysmë shekulli, sot ne mund të jetojmë të lirë në Afrikën e Jugut”, transmeton Anadolu Agency.

“Këta heronj sot do të varrosen me një ceremoni që i ngjan nderit të tyre dhe në mënyrën që e meritojnë”, u shpreh Moloto duke theksuar se kufomat e personave të varur nga regjimi i aparteidit në burgun e Pretorias u janë dorëzuar familjeve.

Në burgun me siguri maksimale të Pretorias, i cili tani përdoret si qendër rikuperuese nga qeveria e aparteidit në vitet 1960-1990 janë varur 130 të dënuar politik dhe janë varrosur në një varr të përbashkët.

Në punimet që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më tani janë nxjerrë 83 kufoma të varrosura dhe u janë dorëzuar familjeve të tyre.