Afrim Gashi: Manipulimet e Vetvendosjes nuk kanë të ndalur

23.01.2017 23:02:04

Lëvizja Vetvendosje përmes emisarëve të vet, të instaluar në komunën e Prishtinës, në paaftësi për kryerjen e detyrave dhe pergjegjësive ligjore dhe për të përmbushur premtimet e dhëna nga fillimi e deri me tani kur edhe kemi hyrë në vitin zgjedhor është munduar që përmes “pallavrave” të del se gjoja kanë punuar dhe janë duke punuar në dobi të qytetarve të Prishtinës.

Drejtoria e arsimit vazhdon të jetë një prej dikastereve që dështuan. Kjo drejtori vazhdonë të jetë dikasteri më i rëndësishëm i LVV për arsye se në asnjë drejtori tjetër nuk mundën të knaqin apetitet e aktivistëve si në këtë drejtori.
Në vazhdën e këtyre shkeljeve kemi edhe konkursin e fundit. Ky konkurs u sherbeu si është më së miri militantëve të VV apo familjarve të tyre. Nga ky konkurs u lanë jasht kandidatët më përvojë pune, e u punësuan ata pa asnjë ditë përvojë. Patëm reagime të ndryshme nga ana e prindërve për shkak të ndërrimit të shpeshtë të mësuesëve, ku një klase brenda një viti ju ndërruan tri mësuese. Patëm largimin e mësimdhënësve nga vendi i punës ku ishte duke punuar në shkollën e qytetit dhe vendosjën e tyre në shkolla në vendët periferike-fshatëra.
U raportua se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollorë 2016/2017 filloi pa asnjë pengesë, e realiteti ishte krejtë diç tjetër. Java e parë ishte me shumë probleme, përveq problemit me angazhimin e kuadrave dhe reagimeve të prindërve një problem në vete ishte edhe ai me ngrohjet nëpër shkolla, ku shumica apo të gjitha shkollat punuan gjatë gjithë javës me orarë të shkurtuar.
Për ti mbuluar të gjitha këto dështime dhe ato që kemi raportuar më pare, e para e drejtorisë së arsimit filloi me akuzu drejtorin e më hershëm të kësajë drejtorie z.Halim Halimin si dhe njërin nga ish drejtorët e shkollës së mesme në Prishtinë z. Flamur Shalën madje edhe me kallxime penale. Kjo bëhët për dy arsye, njëra që ti stopon përsonat në fjalë dhe mos të demaskojnë edhe më tutje këtë qeveri komunale e cila tashmë i ka ditët e numëruara dhe tjetëra pas të gjitha shkeljeve qe i ka bërë një fjalë e urtë thotë “mbrojtja më e mirë është sulmi”.
Që të dy këta ishin prej më të zëshmëve, kundër pardejtësive, shkeljeve, mashtrimeve etj. Njëri si kryesues i kuvendit komunal z. Halim Halimi ku edhe përkundër përpjekjeve madje edhe me anë të kërcnimeve në asnjë mënyrë nuk u dorëzua dhe nuk i lejojë që të fusin pika të rendit të ditës në mënyrë klandestine. Tjetri si asambleist z. Flamur Shala që ishte shumë i zëshëm, madje në shumë debate televizive i demaskojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo qeveri komunale mund të ngreh padi ndaj të gjithëve që e demaskojnë madje edhe ndaj meje për këto shkrime, por ligjet demokratike nuk na denojnë, dënimin do ta marrin ata dhe atë nga vota e popullit, sepse populli tashmë është ngopur me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre.