Afrim Gashi – Militantët e VV-së kërkojnë favore

01.03.2017 19:20:57

Tash e tri vite VV-ja ka instaluar militantët e vetë nëpër sektore të ndryshme në komunen e Prishtinës. Janë rreth 300 punëtorë me kantratë mbi vepër, që janë të punësuar që tashmë opinioni publikë i dinë. Natyrishtë që një pjesë e tyre janë punësuar edhe në drejtorinë e arsimit por pa lënë anash edhe shkollat. Kur jemi te drejtoria e arsimit, punëtorët e kësaj drejtorie në këtë javë kanë hyrë në një grevë dhe kanë bojkotuar punën në tërësi. Ata kanë pagë sipas koficientit shterëror që përcakton pagat në administrate, pagë të barabart me zyrëtarët e drejtorive komunale për arsim në gjithë Republikën e Kosovës, por si dukët ata nuk janë të knaqur me këto koficiente të Republikës që realishtë nuk e njohin.

Kërkesat e grevistëve janë shumë qesharake, realishtë ato janë politike. Po thuaj se të gjitha grevat janë dhe duhet të organizohen përmes sindikatave, e jo në këtë mënyrë. Nuk mund dhe nuk do të duhej të ketë rritje page vetem për zyrtarët e drejtorisë komunale për arsim në Prishtinë, e në komunat tjera jo. Ata dëshirojnë pagë më të lartë, të paktën sa një mësimdhënës, interesante apo jo? Si dukët ata kanë kryer “punë” të njejtë në subjektin politikë të VV-së ( duke shkatrruar e demoluar qytete e sheshe) dhe dëshirojnë edhe të shpaguhen njejtë.

Realishtë ky reagim është i drejtuar kah qeveria e Kosovës sepse dihet mirë se përcaktimin e koficienteve e bënë qeveria. Ja çfarë është gjendje të bëjë kjo qeveri komunale! Ja si manipulohet me punëtorët-militant.  Punëson militantët e vet dhe i shfrytëzonë në çdo mënyrë: për të grumbulluar sa më shumë njerëz në rastë të organizimit të ndonjë proteste, për mbledhjen e “fakteve” për të ngritur padi kundër punëtorve të më hershëm të kësaj drejtorie e që kryesishtë janë zyrtarë të LDK-së, për të poentuar-vlerësuar militantët në mënyren se si zyrat e VV-së kanë dëshirë, për të kontrolluar rrjetet sociale se kush nga mësimdhënësit bënë publikime kundër VV-së në mënyrë që pastajë në mundësine parë të shantazhojnë atë mësimdhënës, për të bojkotuar punën ( me grevë ) në emer të rritjës së pagave e shumë e shumë shfrytëzime tjera. Dhe për të kamofluarë këtë, të gjithë këtë punë mundohen ta mbajnë të fshehur dhe largë medjave se gjeja kjo nuk ka të bëjë asgjë me politiken dhe se këta ( zyrtarët e VV-së ) nuk janë të interesuar që kjo të merr ngjyrime politike, a realishtë kjo fund e krye është politikë e orkestruar nga zyrat e VV-së.

A thua a beson dikush që kjo nuk është e orkestruar nga zyrat e VV-së?

A thua a beson dikush që këtë do të kishin guxim ta bënin pa lejen e zyrtarve të VV-së?

A thua a beson dikush se kjo do të mund të zgjaste më shumë se disa sekonda po mos të ishte e orkestruar nga VV-ja kur dihet se si mundohen këta të menagjojnë dhe udhëheqin në mënyrë të egër.

Sipas ligjit për gravat parashihet që të ketë një këshillë grevistë, bash më intereson mua por edhe opinionit publikë se kush e përbënë këtë këshillë, ata që erdhen nga qendra e VV-së në Gjakovë, ata të Klinës, të Podujevës, të Obiliqit apo ata të cilët nuk erdhen nga qendrat e VV-së por morrën disa favore duke punësuar familjar apo duke u dhënë favore në tendere familjarve vetem e vetem që ta mbajnë gojën mbyllur karshi parregullësive që janë duke ndodhur. Kjo nuk do të zgjatë edhe shumë. Tashmë ju erdhi fundi. Qytetari do t’i denojë me votën e tij.