Zaev: Vendimi i Ivanovit paraqet grushtet (Video)

01.03.2017 19:38:09

Menjeherë pas vendimit të Ivanovit ka reaguar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili e quajti vendimin grushtet. Ai krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit.

Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin.

Zaev i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve, transmeton televizioni Alsat M.

Në videon më poshtë mundeni ta ndiqni të plotë konferencën për shtyp të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.