Afro 38 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia e Kosovës (Video)

Afro 38 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia e Kosovës (Video)

11.02.2017 21:48:25

Rrethanat politike, sociale, ekonomike dhe personale kanë bërë që mbi 37 mijë qytetarë të heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Përkundër atyre që kanë hequr dorë nga të qënit Kosovar, ka edhe të huaj që kanë marr shtetësinë e Kosovës. Numri i tyre është 1412.

Këto statistika përfshijnë periudhën që nga viti 2009 deri në janar të 2017-ës.

Analisti politik, Ramush Tahiri, theksoi se rritja e numrit të qytetarëve që heqin dorë nga nënshtetësia e tyre ka të bëjë me rrethanat sociale, sepse njerëzit nuk kanë benefite nga kjo shtetësi