Agim Veliu reagon pasi Kadri Veseli nuk u lejua të hyjë në zhveshtoren e Llapit

15.05.2017 16:30:58
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka reaguar pasi që lideri i PDK-së u ndalua që të vizitojë nga afër klubin e Llapit në futboll.

 

Ishte Nexhat Llumnica, kryetar i Llapit i cili nuk e lejoi ish-kryetarin e Kuvendit të hyjë në zhveshtoret e llapjanëve.

Sipas Agim Veliut, nga Veseli duhet më shumë përgjegjësi e jo protagonizëm.

Lexo postimin e plotë:

Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.

Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!

Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.

Përgjegjësi, jo protagonizëm.

Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!

Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!