Agim Veliu u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

03.04.2018 15:13:40

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besart Dreshaj nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit të Përgjithsëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në atë postim, ka njoftuar po ashtu edhe për zgjedhjet e organeve drejtuese të këtij Asociacioni.

Ky është postimi i plotë i z. Dreshaj:

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e komunave.

Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës zgjodhi për kryetar i AKK-së z.Agim Veliun – kryetar i Komunës së Podujevës.
Kuvendi poashtu zgjodhi edhe anëtarët e Bordit të AKK-së: z.Haki Rugova– kryetar i Komunës së Istogut, z. Imri Ahmeti- kryetar i Komunës së Lipjanit, z. Agron Kuçi – kryetar i Komunës së Junikut, z. Agim Aliu– kryetar i Komunës së Ferizajt, dhe z. Dragan Petkovic– kryetar i Komunës së Parteshit.