Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka hequ çdo dilemë rreth falimentimit të kësaj kompanie.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka siguruar të gjithë se nuk do të lejojnë falimentimin e Telekomit.
“Dua të i siguroj të gjithë, që une dhe stafi im nuk do të lejojmë që Telekomi i Kosoveë të falimentojë.
Do t’kemi sfida në ditët, javët, poashtu edhe muajtë në vazhdim, por së bashku dhe përkrahjen e të gjithë stafit, do t’i tejkalojmë”, ka shkruar Mustafa.