Edhe një vdekje e dhimbëshme Mergimtarësh, tani në Amerikë

08.05.2017 21:35:50

Vdekja e parakohshme, tash sa kohë po merr jetë dhe së fundit po vërehet se më të madhe, më mallin e tyre për atdhe po vdesin Mergimtar të përndjekur nga pushtuesi dje pa dallim nacionalitetit tyre. Mjaftonte ta kundershtonin politikën e pushtuesit dhe mos perfillin masat e dhunshme në atë kohë pushtimi.

Njëri ndër ta i cili siq mora lajmin e hidhur, paska vdekur mbrëm diku në Amerikë, po, paska vdekur tani i ndjeri Xhevdet Bakraqi,njëri nga themeluesit e Shoqërisë Kulturoro Artistike (SHKA) “Vëllezërit Bakraqi”. Ai, për disa vite rresht ka qenë udhëheqës i SHKA “Ramiz Sadiku” në Pejë, si dhe, tek tani kuptova se paska qenë edhe pjesë e pandashme e kontributit në SHKA “Sofra Pejane”.

Vëllëzrit Bakaraqi, Xhevdetin, Nexhmedinin, Tenoristin e njohur Xhelalin dhe motrën e tyre, nese nuk e kam harruar emrin e vertetë, Petka Bakaeaqin, edhe pse të ndryshëm në moshë,  i kam pas bashkë fillorist në shkollën fillore ish ,,Rilindja“ në Fshatin Trestenik. Babain e tyre Sefë Bakaraqin, e kishim shitësin e të vetmes shitore në atë rrethinë po në Fshatin Trestenik afër shkollës. Sefa, tani sigurisht i vdekur ngase veq ka qenë në moshë, më i ka mësuar numrat dhe llogarijët në shitorën e tij dhe në gjuhën e tij Turke siq i llogaritke aj e ne nuk e kuptonim.

E zgjata paksa jo pa qellim por më arsye që për mes këtij lajmi të hidhur i cili na preku thellë, ta ngushëllojm familjën Bakaraqi kudo që janë ata.

U preht në paqe trupi i Xhevdetit, shpirti i tij në amshim, ta kujtojm e mos harrojm emrin e tij. LAVDI

Luzern 08.05.2017

Xun Çetta