Pamje nga aksidenti ku u godit me veturë 36 vjeçari (FOTO)

08.05.2017 21:31:22
Një person i cili besohet t’i takojë moshës 36 vjeçare, është goditur rëndë nga një veturë e tipit Golf në mbrëmjen e së hënës.

Rasti ka ndodhur saktësisht tek Lagjja e Spitalit, derisa policia ka raportuar se personi në cilësinë e këmbësorit ka pësuar lëndime pothuajse të rënda si pasojë e goditjes, njofton Klan Kosova.

Ekipa e Klan Kosovës ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka provuar të kontaktojë edhe në QKUK për të kuptuar se si është gjendja shëndetësore e të lënduarit por askush nga stafi shëndetësor nuk ka pranuar të flas.