Nën patronatin e kryeministrit Mustafa, në Tiranë mbahet Akademi përkujtimore në kujtim të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës

08.05.2017 21:30:57

Zyra për Informim e Kryeministrisë informon se nesër më 9 maj do të bëhen homazhe dhe do të organizohet Akademi përkujtimore me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, dhe do të fillojë në orën 12.00, kurse Homazhet te varri i Ilir Konushevcit (Varrezat e Sharrës në Tiranë), do të bëhen në orën 14.00.

Homazhet dhe Akademia përkujtimore mbahen nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa.