Liria e ka emrin e dëshmorëve të kombit

09.11.2020 18:06:21
Nga Dije Lohaj
Gruaja shqiptare kurdoherë ka qenë aktive në jetën e popullit tonē. Ajo është sinonim i zërit të atdheut, trimërisë, guximit ku qëndroi gjithnjë e patundur nëpër furtunat e kohës.Historia na tregon se ajo ka kaluar nëpër vēshtirësi të shumta, tē cilat i përballoi stoikisht.
Zëri i saj u dēgjua që nga koha ilire, kur mbretëresha Teutë me ushtrinē e saj i sfidoi piratët romakë në detin e Adriatik.
Pra është fakt i pamohueshëm se gruaja shqiptare zë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare duke filluar që nga periudha ilire e deri mē sot. Gruaja shqiptare edhe nē luftēn e fundit u angazhua në mënyrē aktive nē UÇK duke luftuar me pushkē nē dorë për tu çliruar nga zgjedha barbare e Serbisë…
MUKADEZE MUHAXHERI
(30.4.1960 – 9.4.1999)
Në radhëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Kaçanikut, ku vepronin shumë trima e trimëresha shquhej edhe një nënë, nënë e katêr fëmijëve të vegjël, e cila përkujdesin për fëmijët ia la bashkëshortit Agim Muhaxheri, ndërsa vetë luftoi trimërisht deri në ditën kur ra në altarin e atdheut. Kjo ishte luftëtarja e lirisë, nëna dëshmore, Mukadeze Muhaxheri.
Mukadezja ishte bija e Bafti dhe Hazbie Likēs. Lindi më 30 prill të vitit 1960 në Kaçanik, ku edhe kreu shkollën fillore. Po aty e kreu edhe shkollën e mesme ekonomike. E frymëzuar nga tradita familjare dhe nga literatura me përmbajtje kombëtare liridashëse, në mars dhe prill të vitit 1981, Mukadezja dhe motra e saj Xhevahirja marrin pjesë në demonstratat studentore.Aktivitetin e saj e vazhdoi ku së bashku me motrën dhe me shoqe të tjera morën pjesë në demonstratat e zhvilluara në Prishtinë, në Ferizaj dhe në Kaçanik, përkrah vëllezërve të tyre që kishin ngritur grushtin kundër sundimit kolonialist jugosllav. Idealin për liri e kishte të kalitur në shpirtin e saj liridashës dhe atdhetar.
Në mars të vitit 1998, kur komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dha kushtrimin e lirisë, ajo ishte e përgatitur për t`u rreshtuar në radhët e luftës çlirimtare. Më 16 mars të po atij viti, Mukadezja ndodhet në ballë të nënave kosovare, që ishin nisur rrugës për në Drenicë, por policia serbe me dhunë i ktheu nga rruga në Fushë-Kosovë.
Mori pjesë në shumë aktivitete atdhetare, në protestat e demonstratat, që u zhvilluan sidomos në mars dhe në prill të vitit 1998, në përkrahje të luftës që kishte filluar në Drenicë dhe në Dukagjin.Me rastin e zgjerimit të radhëve të UÇK-së në Zonën e Kaçanikut, Mukadeze Muhaxheri, nënë e katër fëmijëve të mitur, rishfaq interesim dhe përkushtim për t`iu bashkuar radhëve të luftës çlirimtare. Fillimisht kryen aktivitete logjistike, ndërsa në mars të vitit 1999 vesh uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përveç si bashkëluftëtare e trimave të lirisë, ajo u përkujdesej qoftë për ushqimin, qoftë për plagët e tyre.Pas fillimit të intervenimit të forcave të NATO-s kundër gjenocidit serb, kriminelët e Milosheviqit kishin filluar dëbimin masiv të shqiptarëve për në Maqedonisë dhe në Shqipëri. Pasi ishte konsultuar me bashkëshortin, Agim Muhaxheri, ajo i thotë atij: “- Merri fëmijët dhe shko në Shkup, unë nuk ndahem nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ashtu ndodhi. Mukadezja u vu në vijën e parë të fronit, ishte aty ku trimat e lirisë luftonin ballë për ballë me armikun. Ishte ndarë nga bashkëshorti dhe nga katēr fëmijët e dashur, sepse ideali i lirisë ishte brumosur thellë në qenien e saj.
Forcat serbe në prill të vitit 1998 kishin ndërmarrë ofensivë kundër pozicioneve të UÇK-së në zonën e Kaçanikut. Luftimet zhvilloheshin tejet të ashpra, ndërsa luftëtarët tanë, edhe pse të armatosur dobët, po qëndronin të patundur. Në vijën e fronit në vendin e quajtur Përroi i Rakocit, Mukadezja ndodhej me disa luftëtarë dhe së bashku me luftëtarin Besnik Bajra, në shtëpinë e Xhemail Sopës. Predha armike e goditi shtëpinë ku ishte barrikaduar luftëtarja Mukadeze Muhaxheri dhe luftëtari Besnik Bajra. Pas dy orë luftimesh të ashpra, në fushën e nderit kishin rënë dëshmorë disa luftëtarë dhe shumë të tjerë ishin plagosur.
Nga arma armike, ishte plagosur rëndë edhe luftëtarja, Mukadeze Muhaxheri, ku rreth orës 18.oo të 9 prillit të vitit 1999, pikërisht në po atē muaj kur i kishte mbushur 39 pranvera ajo ra në altarin e atdheut ashtu sikurse kishin rënë edhe shumë trimëresha të tjera si: Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemi, Antigonë Fazliu, Myrvete Maksutaj, Luljetë Shala e shumë bija të atdheut.
Mukadeze Muhaxheri ka qenë e martuar me gazetarin Agim Muhaxherin. Ajo ka lënë pas Ilirikën, Donikën, Albanën dhe Albanin, të cilët janë krenarë me të.