Hazir Morina, mësuesi që nuk harrohet kurrë!

(Një kujtim për një mësues e dy drejtorë)

Një mësues e dy drejtorë që punuan në vitet më të vështira e kur kishim më së shumti nevojë, në Malishevë e rrethinë, krahinës së Llapushës

Po e filloj me mësuesin tim të parë, mësuesin e klasës së parë, Hazir Morina.

Ky ”kujtim”, si kujtim të cilin e kisha mendua që ta shkruaja sa ishte gjallë mësuesi im, por s`qenka thënë nga Zoti, sepse Ai vdiq por te unë Ai ka lënë një kujtim të paharrueshëm, mbresa të pashlyeshme, një kujtim që nuk ka si të quhët ndryshe pos, si një, kujtim për mësuesin më të mirë e më të dashur që dha shumë për neve e nuk mori asgjë, përveç dashurisë sonë, nga ish nxënësit, ish mësuesit dhe ish arsimdashësit e asaj kohe e të fshatrave tona, Turjakës, Bublit, Damanekit, Lubizhdës e Mirushës, aty ku unë e njoha, aty ku unë e pash, për herë të parë.

Po nga kush kishte dashur mësuesi Hazir, nga kush ka prit fjalë të mira, fjalë të ngrohta e mirënjohje më të madhe se sa nga nxënësit që ai i ka mësuar dhe edukuar?

Po kush është ai i cili mund të flet për mësuesin më mirë se nxënësi?

-Askush!

Këtë e meriton Ti, Mësuesi Hazir dhe Ju mësues të tjerë, si mësuesi Hazir!

Kisha vendosur të shkruaj për mësuesin tim të parë, Hazir Morina nga Vll. Drenovci, e për drejtorin e parë, të dytë e të tretë* (1) dhe një tjetër që jeton në SHBA.

Por një foto të cilën ma dërgoi daja im Fejzë Binak Morina* (2), me Halil Alidemën, tash i ndjerë më detyroj që ta ndërroj mendjen e të shkruaj edhe për dy të tjerë, të dytë, drejtorë shkolle.

Po e filloi me të parin, me mësuesin e parë .

Hazir (Amrush) Morina u lind dhe vdiq në katundin Vll. Drenovc (1936-2017), tash komuna e Malishevës.Punoi si mësmës gjithë jetën dhe vetëm nëpër fshatrat e komunës së Rahovecit, Malishevës e … të Klinës sepse ato kishin më shumë nevojë për mësues e pedagogë të vyeshëm.

O mësuesi im i parë, ti ke ke qenë Ai i cili më ke marr në ngryk kur erdha për herë të parë në shkollë dhe më ke përqafua. Për mua nuk ka pasur g`zim më të madh se sa me përqaf një mësues, dhe jo vetëm mësues por ti ishe edhe pedagog i mirë, i shkëlqyeshëm e njeri i pa hile.

Mesuesi im, kurr nuk ta bëje ”hallall” që më the: Sinan, ti je i vogël, shko në shpi e hajde vitin tjetër!

Pra nuk pata fatin me qenë nxënësi i yt, gjatë gjithë vitit shkollor por vetëm një ditë të shtatorit të vitit 1963.

Po ajo ditë ishte dita më e gjata në jetën time sepse ishte dita e parë e shkollës. Ishte hera e parë që shihja e kisha para meje një mësues me rroba të reja e të hishme që veç kisha dëgjuar kur flitej “Ish vesh si msus”. Atherë nuk kishim televizor bile nuk kishim as pasqyre të vogla që ti krehnim flokët e të dukeshim sa më të mirë para vajzave që edhe ato ishin edhe më të “marrshme”e të ndrojtura se na djemt.

Për këto dhe të tjera, nuk do të harroj të shkruaj në kujtimet e mia, nëse më jep Zoti ymer, o mësuesi im i parë, o mësuesi Hazir.

Herën e fundit, mësuesi im i dashur, të pash para dyerve të shtëpisë.

Kishe dalur para dyerve të oborrit e unë vija nga Vërmica që rruga më ra se nuk e kisha njet me hy atyre udhëve të paudhë (edhe për Vërmicën do të flas. Do të flas për Rrahim Kastratin e Qerim Gashin) e shkoja të Demush Krasniqi, djali i Mulla Asmani, hoxhë i njohur e familje e ndershme që edhe ai kishte nxënës i Yti. Dhe ai më tregoi se Ti ke ”vdekur”. Po ti nuk ke vdekur. Ti jeton në zemrat e në kujtesën tonë e nuk ka regjim as ky që e kemi sot që mund ta shlyej kujtesën e kujtimet që kemi a kam për Ty.

Më shikoje, sikur doje të thoshe:
-Jo, nuk të kam harrua! Nuk ke ku shkon pa u ndalur pakëz, më the!

Po ti o mësuesi im, ishe edhe mik shtëpie, të njihnim edhe kur vije te Baca Azem, mësuesi tjetër, veteran, kusheriri im i afërm.

Po kësaj radhe kishe dalur, sigurisht për të pritur miq e musafirë.
Kur më pe, më thirre në zë dhe më bëre shumë rigja që të hyje brenda.

Nuk të dëgjova ashtu sikur Ti që nuk më ”dëgjove” mua e dëshirat e mia, që ti të ishe mësuesi im e jo tjetër kush. Mendove se isha i vogël dhe vërtetë isha i vogël me trup ama isha fëmi por a e po më beson tash se nuk isha i vogël, as atherë?
E unë?

Unë isha një djalë i vogël, i veshur me tesha të vjetra e plot harrna por, me siguri të pastra.
Të pastër e të kthjelltë e kisha edhe mendjen

Të pash edhe disa herë të tjera.

Pushofsh i qetë o Hazir Morina, mësuesimi më i mirë e më i dashur!

Vazhdon

Në vazhdimin tjetër: do të flas për Halil Alidemën. Kush është Halil Alidema ?

* (1) Drejtori i parë, i dytë …e të tretët. Në Shkol. Fillore “Emin Duraku” në Malishevë drejtor i parë, sa më kujtohët mua ka qenë Qerim Gashi, pastaj Halil Alidema etj. Të tjerët nuk kanë qenë shumë të rëndësishjëm ndërsa Zv. derjtot ishte Vesel Krasniqi, ishe Sekretar i Sekrtariati për Punë të Brendshme në Prizren, që njihet për punë anikombëtarer edhe si njeriu në pozitën që kishte është dallua për të keq me të rinjët shqiptarë, pas Demostratave të vitit 1981. Ai, ka punua si Zv. drejtor ndërsa gruaja e ti, Zelihja ka punuar si mësuese.
Jeton në SHBA.

* (2) Fejzë Binak Binak Morina është nga Astrazubi. Ai si puntor i SPB-së në Rahovec, ka ndihmua të përndjekurit dhe nëse ka dëgjua nga eprorët e vetë se dikush ka me u kontrollua, ai ka shkua natën vetë ose ka gjet ndonjë njeri që të heq materjalet propagandistike nëse ka sepse ka me u kontrollua nga policia e Rahovecit, siq quheshin ata kohë, librat, fletushkat, gazetat, këngët e e tjera.