Aguero drejt largimit nga Man. City

06.02.2017 12:55:05

Sergio Aguero i pakënaqur te Man.City. Sulmuesi argjentinas prej disa javësh nuk shihet më si titullar në formacionin e trajnerit Pep Guardiola. Situatë kjo që ka shkaktuar pakënaqësi te bomberi amerikano-jugor. Nisur nga kjo situatë, në drejtim të 28-vjecarit kanë ardhur dhe ofertat e para. Interi është skuadra që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e sulmuesit dhe gjatë merkatos së verës drejtuesit e klubit zikaltër do të nisin bisedimet me menaxherin e lojtarit. Në një intervistë, vetë Aguero deklaroi se momentalisht është i fokusuar te skuadra e tij por, për sezonin e ardhshëm, ai nuk jep garanci nëse do të jetë pjesë e Citizens.

“Mungojnë edhe tre muaj nga fundit i sezonit. Momentalisht fokusi im është të japë kontributin tim për ekipin, më pas do të shoh se cfarë do të vendos për të ardhmen time. Personalisht dua të vazhdoj të luftoj për një vend titullari.”

Në ndjekje të “El Kun” nuk është vënë vetëm Interi pasi në garë janë edhe Chelsea me Realin e Madridit dhe ky nuk është një mister pasi blutë e Londrës dhe Los Blancos kanë tentuar disa herë ta afrojnë argjentinasin.