Ministri Abrashi bën publike rezultatet e para të reformës pensionale dhe angazhimin për të vazhduar më tej

06.02.2017 13:05:38

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pranuar të dhënat statistikore për pensionin bazik, për vitin 2016. Këtë e ka bërë publike vetë nëpërmjet një postimi në facebook, e në të cilin ka ritheksuar disa aspekte të reformës në këtë fushë, me çka janë kursyer mbi 10 milionë euro.

Ky është postimi i plotë i ministrit Abrashi:

“Sot pranuam të dhënat statistikore të vitit 2016, për pensionin bazik

Nga afërsisht 137 -138 mijë përfitues të pensionit bazik sa do të duhej të ishin sipas rritjes natyrore dhe trendeve të viteve të kalura, pas udhezimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Bashkësinë Islame, kemi arritur të largojmë nga kjo skemë ata të cilët kanë përfituar joligjshëm. ��Në janar 2017 ishin më pak se 120 mijë, një kursim prej mbi 10 milionë euro.

Shpejt do të bëjmë publike edhe masat tjera për kursime dhe nisjen dy skemave të reja (pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar) të cilat shpiejnë drejt një reforme edhe më të thellë dhe gjithë përfshirëse.”