Ahmet Isufi thotë se qytetarët nuk do të mbesin të izoluar nëse...

Ahmet Isufi thotë se qytetarët nuk do të mbesin të izoluar nëse nuk zgjidhet demarkacioni me Malin e Zi

29.09.2017 00:02:24

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se nëse Mali i Zi nuk pranon marrëveshje në arbitrazh, çështje mbetet e hapur.

“Nëse dy vende nuk pajtohen, për një problem të caktuar kufitar, çështja mbetet e hapur. Shumë shtete kanë çështje të tilla të pazgjidhura”, thotë ai në Debat D Plus në RTV Dukagjini.

Sipas Isufit, liberalizimi nuk do të varet nga kjo çështje dhe se qytetarët e vendit nuk do të mbesin të izoluar.