Ahmeti: Albin Kurti nuk është i gatshëm të ndajë pushtetin me LDK-në

17.12.2019 21:38:19

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini Arben Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në LDK ka dëshpërim pas rezultatit në zgjedhje.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nga formimi i saj vetëm 8% të votuesve u ka marrë partive të luftës ndërsa sipas tij pjesën tjetër të elektoratit e ka marrë komplet nga LDK-ja, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje në çdo proces duke filluar nga Rambujeja ka qenë në pozicion krejtësisht të kundërt me LDK-në.

Ahmeti ka thënë se Albin Kurti nuk është i interesuar për të ndarë pushtetin me LDK-në, pasi sipas tij po të dëshironte të kundërtën ai do ta formonte qeverinë dy ditë pas zgjedhjeve.

“Cili kandidat për kryeministër brenda negociatave për qeverisje udhëton jashtë vendit tetë ditë?!”.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini ka thënë se dy palët nuk janë të entuziazmuara për të ndërtuar bashkëqeverisje.

“Momentalisht dy palët janë më larg se qëndrimet që kanë mes vete Izraeli dhe Palestina”.

Ahmeti thotë se deri më tani kanë mundur të gjejnë 100 alternativa se si të zgjidhej çështja e presidentit.