Ahmeti ishte i zënë, prandaj nuk e takoi Edi Ramën

14.12.2016 16:18:12

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk shkoi të takojë kryeministrin Edi Rama sepse ka patur aktivitete partiake. Kështu thotë për Nova Tv, Artan Grubi, shef i kabinetit të Ahmetit.

”Nuk shkuam sepse kishim shumë aktivitete partiake. Nuk arritëm as në takimin e djeshëm, për në ora 13 e 30, e as sot në ora 17. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka vullnet për t’u ulur në një tavolinë të përbashkët. Mbase kjo do të ndodhë në javën tjetër”, ka deklaruar Grubi.

Përndryshe, Edi Rama ka realizuar takime me Ziadin Selën, Bilall Kasamin, kurse pritet takimi edhe me Menduh Thaçin.