Eurostat: Shqipëria, vendi i dytë më e varfër në Evropë (Foto)

14.12.2016 16:26:29

Sipas “Eurostat”-it, Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Evropë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vitin 2015, nivel më të ulët mirëqenieje sesa ky kishte vetëm Bosnja dhe Hercegovina, ku të ardhurat ishin sa 28 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa në të gjitha vendet e tjera standardi i jetesës është më i lartë, shkruan lajmi.net.

Por niveli i ulët i të ardhurave nuk është shqetësimi i vetëm. Kriza ekonomike ka ndaluar përafrimin e mirëqenies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sipas “Eurostat”-it, nëse nga viti 2004 deri në 2010-n të ardhurat për frymë në Shqipëri ndaj mesatares së BE-së u rritën me 10 pikë përqindjeje, pas vitit 2010 ato thuajse kanë ngrirë duke u rritur me vetëm 1%.

Të dhëna për Kosovën nuk ka.

Në krahasim e të dhënave të Eurostatit me vendet tjera të rajonit, pata Shqipërisë janë Serbisë ku të ardhat mesatare janë 36 për qind kundrejt atyre të vendeve të zhvilluara evropiane.

Më pas është Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia. /Lajmi.net/