Veseli: Bota demokratike të mos hesht për Aleppon

14.12.2016 16:36:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka bërë thirrje botës demokratike që të ndërhyjë urgjentisht në Aleppo për të ndihmuar qytetarët e pafajshëm.

Ai më ketë rast ka kujtuar krimet e bëra ndaj popullit të Kosoëvs, ndërsa jka ftuar botën demokratiek që mos të hesht.

“Aleppo na kujton të kaluarën tonë të dhimbshme. Imazhet e fëmijëve të vrarë sirianë ngjallin kujtime të hidhura për popullin tonë. Bota nuk duhet të heshtë, ashtu sikurse nuk heshti ndaj krimeve të bëra në Kosovë. Forcat demokratike të botës duhet të bashkohen dhe ta mbrojnë popullin e Aleppos”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.