Ahmeti kërkon që të thirret më shpejt seanca konstituive

21.07.2017 14:50:54

Ahmeti ka thënë se askush nuk e ka mandatin ta vonojë konstituimin e Kuvendit

Anëtari i VV-së, Shpend Ahmeti ka kërkuar që të thirret sa më shpejt seanca konstituive dhe se nuk ka nevojë të mbahen takime konsultative për datën e seancës.

“Në vend se të merremi me analiza të ndërgjegjës së individëve të caktuar të cilat bëhen në mjegulli për të krijuar përshtypje të numrave apo jo, me rëndësi primare është që të thirret seanca konstituive. Nuk ka as edhe një arsye te vetme që kjo të shtyhet e të mbahen takime konsultative për daten. E pastaj kushdo që i ka 61 deputetë e bën qeverinë”, thuhet në postimin e Ahmetit.

Ahmeti po ashtu ka thënë se askush nuk e ka mandatin ta vonojë konstituimin e Kuvendit e që nuk ka të bëjë me formimin e qeverisë.

“Rezultatet janë certifikuar me 8 Korrik. Sot është 21 korriku”, thuhet në postim.

Ndryshe, sot VV ka treguar se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.