Ahmeti: Maqedonasit më urrejnë

10.01.2017 21:50:56

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Click Plus në TV21 ka folur për mundësitë e krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i BDI-së në pyetjen se a i beson LSDM-së, është përgjigjur: ”Unë ju besoj akteve të shkruara në letër se fjalët i merr era” ka thënë Ahmeti.

Në pjesën për intervistën e Nikolla Gruevskit, Ali Ahmeti ka thënë se urrehet nga maqedonasit. Ahmeti e përmendi edhe një takim me Branko Cërvenkovskin i cili i ka treguar se populli maqedonas e urren.