Kjo vajzë 15 vjeçare nga Kolumbia vuan nga sindromi Progeria Hutchinson-Gilford që e bën atë të duket sikur të ishte 90 vjeçare.
Progeria Hutchinson-Gilford është një mutacion gjenetik i pashërueshëm i cili shkakton plakjen e shpejtë dhe deformimin e eshtrave.
Magali është një nga 250 fëmijët në botë të prekur nga kjo sindromë fatale dhe ajo tani ka mbushur 15 vjeç edhe pse pamja e saj nuk e thotë të njejtën.
Jetëgjatësia mesatare e të mbijetuarve ndaj këtij sindromi është mosha 13 vjeç, por Magali tani është 15 dhe familja thonë se është rast i veçantë i këtij mutacioni.
Edhe pse në këtë gjendje shëndetësore, Magali ka një shpirt luftarak dhe shpreson të merret në mjekim nga një spital në Boston, mjekët e të cilit spital kanë gjetur një ilaq që ngadalëson dëmtimet degjenerative që shkakton Progeria.
Motra dhe familja e saj tregojnë se ajo edhe pse në këtë gjendje shëndetësore është e lumtur dhe e buzëqeshur ndërsa familja shpresojnë që spitali të marrin në trajtim vajzën e tyre.